Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e Altin Ndocaj.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj u arrestua më 16 janar të këtij viti pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, mesditën e 13 janarit nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për të kryer disa vizita mjekësore.
vijon


