20 Dhjetor 2018 / 15:54
Të akuzuarit për 27 prillin, nuk flasin shumë. Shumica e tyre vendosën të heshtin dhe të mos përgjigjen nëse do të kërkonin mëshirë për ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend. Por, deputeti Luben Arnaudov që të thotë një ose dy fjalë para kamerave, kërkoi 50 euro.
A do të dorëzoni kërkesë për amnisti? Unë jap deklaratë për vetëm 50 euro … “- tha Ljuben Arnaudov, deputet.
Të frymëzuar nga përpjekja e Arnaudovit për të qenë në humor, gazetarët nuk ishin koprrac, si i pandehuri Arnaudov, kështu që i mblodhën paratë për ta paguar Arnaudovin. Deputetit të Ohrit i ofruan mbi 150 euro për një deklaratë.
Gazetari: Ne kemi mbledhur para për t’ju dhënë, pasi i kërkuat për një deklaratë.
Luben: Unë bëra shaka.
Gazetari: Kjo ishte një fyerje.
Luben: Jo, nuk është ashtu… “
Qëndrim rreth amnistisë pati edhe Goran Gjoshevski – Levi, ish-shefi i sigurisë personale të Trajko Veljanoskit.
Mediat interpretojnë në mënyra të ndryshme, se kush do të përfshihet dhe kush jo. Unë nuk mund të ndërhyj në atë, është puna e prokurorisë dhe gjykatës .. “- tha Goran Gjoshevski – Levi, i akuzuar.
Prokurorja, Vilma Ruskoska, e cila është përfaqësuese e organit të akuzës për 27 prillin, nuk është e kënaqur me Ligjin e Amnistisë që e miratuan dhe votuan deputetët. Ajo thotë se rikualifikim të veprës “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues” nuk do të ketë për ata që do të kërkojnë mëshirë, dhe që ligji nuk do t’i përfshijë ato.
Vërtetë në ligj është paraparë se vendimin e merr gjykata pas mendimit të mëparshëm të prokurorit publik dhe është mirë që është kështu, sepse është më mirë sesa të formonin komision në Kuvend, kështu që amnistinë ta përcaktonin ata për cilin të vlejë, dhe për cilin të mos vlejë “- pohoi Vilma Ruskoska, prokurore.
Nga 11 të akuzuarit që janë në paraburgim, dy kanë refuzuar faljen. Jane Çento dhe Igor Jug në sallën e gjyqit sot thanë se nuk do të kërkojnë amnisti. Gjykata, megjithatë, i hodhi poshtë dëshmitë e fundit të dorëzuara nga Aleksandër Vasilevski – Ninxha, apo audio bisedat e regjistruara. Sipas gjyqtares Dobrila Kacarska, ata janë siguruar ilegalisht. Sipas Ligjit mbi Amnistinë, falja nuk do të vlejë për të pandehurit nga MPB-ja, për frymëzuesit dhe organizatorët e dhunës, për personat që kanë kryer dhunë, si dhe për ata që kanë hyrë me maska në Parlament.
Bojan Stojanovski
Loading…


