Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, se ata do të analizojnë situatën politike dhe të miratojnë deklaratën politike.
Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Evropiane tha se fakti që janë tubuar në këtë formë dëshmon për seriozitetin në të cilën gjenden shteti ynë.
“Ne duam që të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët e shprehën më 8 maj dhe çdo devijim nga ky vullnet që nëpërkëmbë legjitimitetin politik edhe të Frontit edhe të komuniteteve që janë pjesë e Frontit do të ishte me të vërtetët i vështirë për të përballuar nga cdo kush. Prandaj e jap zotimin tim si kryetar partie që i qëndrojmë çdo vendimi që do të merret këtu dhe vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës dhe legjitimitetit të shqiptarëve”, ka deklaruar Arjanit Hoxha, raporton SHENJA.
Data 02.04.2026
Aktuale
- Kovaçev: Maqedonia e Veriut po mbetet katastrofikisht prapa Shqipërisë dhe Malit të Zi
- Antibixhozi për tërheqjen e ligjit: Të indinjuar nga banalitetet e krijuesve të politikave ditore
- LSDM: Sa duhet të shtrenjtohet buka që Mickoski të ndërmerr masa
- Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme pa barazi, nuk ka barazi pa dinjitet, dhe nuk ka dinjitet pa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare
- “Safe City” kap mbi 26 mijë shkelje në muajin mars, dominon shpejtësia e lartë
- Ndalohet një punonjës i MPB-së, voziti në drejtim të kundërt dhe kërcënoi zyrtarin policor
- Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital
- Dogji qëllimisht një makinë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim porositësi


