Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, është zgjedhur Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Arifi bëri të ditur se zgjedhja e tij është bërë me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
“Të nderuar motra e vëllezër, me propozim të Kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, nga sot jam zgjedhur Nënkryetar i BDI-së. Mirënjohës deri në pafundësi për vlerësimin dhe besimin”, ka deklaruar Arifi.
Ai ka theksuar se do të jetë në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari, duke u angazhuar për përmirësimin e politikbërjes dhe avancimin e përfaqësimit politik në vend.
“Ju jap fjalën se do të jem në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari të vendit tonë”, ka shtuar Arifi, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.


