ryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot në ambientet e Komunës ka mirëpritur zv/kryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj.
Ja çfarë shkruan Arifi në Fejsbuk:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim zv/kryeministrin e Republikës së Kosovës njëherit dhe mikun tim Enver Hoxhaj. Në takim diskutuam për sfidat e përbashkëta që na presin si rajon me theks të veçant si dy shtete fqinje. Një impuls i ri bashkëpunimi si dhe një kohezion i ri rajonal, do të ishte një shansë dhe mundësi e mirë të zhvillohej edhe nga bashkëpunimi midis dy shteteve tona. Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është i një rëndësie të veçantë, i cili mund të shtrihet në disa dimensione.
Në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do të lehtësontë jashtëzakonisht shumë lëvizjen e resurseve njerëzore, lëvizjen e mallrave, me ç’rast do t’i jepej ekonomisë së vendit tonë edhe një injektim i ri për sa i takon zhvillimit ekonomik. Një segment tjetër tejet i rëndësishëm është bashkëpunimi i dhomave ekonomike, e cila shkon në funksion sërisht të zhvillimit ekonomik. Bashkëpunimi ndërmjet komunave tona, do të fuqizonte jashtëzakonisht shumë edhe integrimin kulturorë dhe arsimorë.
Ngelemi të bindur që lehtësimi doganorë, është edhe një nga hapat e duhur për të zhvilluar këtë bashkëpunim në një stad tjetër të atij partneriteti strategjik. Falënderova zv/kryeministrin Hoxha për vizitën, një kujdes i veçantë që nga Qeveria e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë.

