Ari i konfiskuar dy javë më parë në artaritë e Tetovës, nga inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike, sot iu kthye pronarëve të tyre. Sipas kreut të Odës së Zejtarëve të Tetovës, Mensur Arifi, është shprehur se, informacionet për ar jo kualitativ bien në ujë, sepse ari është verifikuar nga organet e shtetit, është zhigosur në po të njëjtat institucione dhe sot iu është kthyer artarive në Tetovë. Sipas kreut të zejtarëve të Tetovës, këto kontrolle janë të mirëseardhura, sepse artaritë në Tetovë punojnë me standarde dhe siguri të duhur për gjithë blerësit.
Ndryshe, dy javë më parë, në një aksion të përbashkët të inspektoratit të tregut dhe Drejtorisë së të hyrave publike, në gjithë Tetovën, është bërë një kontroll i artarive për kualitetin e arit që shesin të njëjtat dhe për prejardhjen e tij, me ç`rast, iu është marrë gjashtë artarive një sasi e konsiderueshme e arit për verifikim të cilësisë së tij dhe prejardhjes, ndërsa ditë më parë, i njëjti pas kontrolleve të realizuara, iu është kthyer sërish pronarëve të artarive të Tetovës./Alsat.mk
Data 12.07.2025
Aktuale
- ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve
- Juventus rivalizon Barçën
- Mickoski: Politikanët bullgarë kanë për qëllim ta asimilojnë popullin maqedonas
- Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum
- FSSH kthehet në konceptin e vjetër, do të ketë vetëm një drejtor
- SHBA-ja bënë thirrje për ndalimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë
- Sekuestrohen veshje sportive me vlerë 40 mijë euro, dyshohen të kontrabanduara! Në pranga pronari i furgonit që po i transportonte
- Durmishi në Kumanovë: Me masa nga Plani Operativ, krijojmë ekonomi aktive