Grua 26 vjeçare nga një fshat i Tetovës, dje ka paraqitur në polici dhunë familjare që e ka kryer bashkëshorti i saj I.I. (28).
Sipas denoncimit, bashkëshorti kohë të gjatë e ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht. Veç kësaj ajo e ka njoftuar policinë se bashkëshorti e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me persona tjerë nga vende të ndryshme nga rajoni i Pollogut.
I.I. është arrestuar dhe është mbajtur për procedurë të mëtejme, njofton MPB.