Kush çfarë ka bërë për shqiptarët, në kohën e cilës parti kanë qenë më të dëmtuar shqiptarët, puna e Prokurorisë Speciale si dhe stërzgjatja e përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ishin pikat që përplasën përfaqësuesin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në emisionin “Arena”. Përpos tyre, i ftuar ishte edhe Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.
Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri iu drejtua Ilija Dimovskit duke thënë se tani nëntë ditë në Kuvend përfaqësuesit e VMRO-DMNE-së po derdhin lot krokodili se sa gjoja i duan shqiptarët, ndërsa Dimovski tha se edhe në kohën e LSDM-së ka pasur raste ku shqiptarët kanë qenë viktima.
“Zeqiri: Sa i respektoni ju shqiptarët tregon prezenca e Antonio Milloshovskit dhe Vllatko Gjorçevit në tubim ku thirrej dhoma gazi për shqiptarët, sa ju i doni ju shqiptarët ju jeni shembull se si porositni gjykime për Sopotin.
Dimovski: kjo është gënjeshtër do të ju padis për këtë..
Zeqiri: ju dëgjuan të gjithë, më padit, ministrja juaj I quan Indian, asgjë nuk është gënjeshtër do të ua lëshojmë edhe njehë materialet, prandaj mjaft manipuloni….
Dimovski: nga LSDM keni bërë Bit Pazarin, keni bërë Fërçkovskin me Universitetin e Tetovës, por ok unë ju kuptoj se ju keni gjetur vend atje dhe bëni modelin e Rahman Morinës.
Zeqiri: Mund të flisni çfarë të doni z. Dimovski se cili është Muhamed Zeqiri njerëzit e dinë,
Dimovski: Kur nuk keni argument filloni me ofendime personale,
Zeqiri: çfarë nuk ishte e vërtet, ajo që e thatë për mua, d.m.th. të tjerat ishin të vërteta, Tarçullovski nuk ishte e vërtetë”
Më pas debati u zhvendos në akuzat për amnistimin e BDI-së nga ‘bombat’ dhe Prokurorinë Speciale.
“Dimovski: del se i gjithë krimi, kushtimisht thënë pasi krejt kjo duhet të dëshmohet, që ka bërë BDI kanë qenë 20.000 eurot për shkollën në Zajas.
Zeqiri: Nuk thash se është vetëm kjo.
Dimovski: Dhe si tash një gazetar që përherë ka kritikuar BDI-në e arsyeton atë.
Zeqiri: Nuk arsyetoj askend.”.
Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes BESA, duke diskutuar për përgjegjësinë e BDI-së në krimet dhe keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, tha se nuk mund të besojë që funksionarët e BDI-së të kenë qenë të pastër derisa kanë qenë partner të VMRO-DPMNE-së.
“Unë nuk dua të paragjykoj sepse jam edhe jurist me profesion. Unë si politikan dhe qytetarë nuk mund të besoj se funksionarët e BDI-së kanë qenë në atë qeverisje dhe tash funksionarët e BDI-së të mos jenë në ato bomba dhe në ato procese. E përsëris nuk dua të paragjykoj kur nuk shoh fakte”, ka thënë Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.
Dimovski i VMRO-së ftoi deputetin e LSDM-së që argumentet e tyre t’i përballin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa Zeqiri tha se për të pasur zgjedhje së pari duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.
“Arena”, debat i ashpër mes Ilija Dimovskit të… by tvshenjaofficial