08 May
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vuter Plomp dhe Rektorin e UEJL-it Zamir Dika, sot në Universitetin e Evropës Juglindore do të realizojnë ligjëratë për studentë në temë: “Ardhmëria e BE-së 2025 dhe perspektivat e Maqedonisë”.
Siç citohet në njoftim në këtë ligjëratë do të marrin pjesë studentë nga Universiteti i EJL dhe Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Kjo ligjëratë është në kuadër të evenimenteve të organizuara nga Sekretariati për Çështje Evropiane me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.