Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve për mosregjistrim të banorëve në fshatin Gërçec, duke theksuar se statistikat po keqpërdoren për qëllime politike.
Sipas Ademit, regjistrimi i popullsisë bëhet në bazë të komunës kadastrale – dhe në këtë rast, fshati Gërçec i takon komunës kadastrale Saraj. Ai sqaron se pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati në dokumentet personale kanë adresën “pa numër” (b.b.), për shkak se statusi i fshatit nuk është përfundimisht i sistemuar në regjistrat administrativë.
Reagimi i plotë i Ademit:
29,5% e konteston VMRO-ja, Pavle Trajanovi, Levica dhe vazalët e VREDI-t.
📌 CILA ËSHTË E VËRTETA RRETH REGJISTRIMIT NË GËRÇEC
Regjistrimi i popullsisë bëhet sipas komunës kadastrale (katastarska opština). Në këtë rast, fshati Gërçec i takon komunës kadastrale Saraj.
Shumica e banorëve të Gërçecit, në letërnjoftime, u figuron adresa pa numër (b.b.), sepse fshati ende nuk e ka të sistemuar përfundimisht statusin e vet në kuadër të komunës kadastrale. Kjo është çështje administrative që duhet të rregullohet nga institucionet përkatëse.
Megjithatë, të gjithë banorët e Gërçecit janë regjistruar: disa nën Shishovë, disa nën Gllumovë, dhe shumica nën Saraj.
📍 Kështu ka qenë edhe në regjistrimin e vitit 2002.
E njëjta situatë është evidentuar edhe në fshatin Leshkë të Tetovës, ku banorët janë regjistruar në Tearcë ose Neproshten, në varësi të komunës kadastrale.
✅ Pra, njerëzit janë këtu dhe të gjithë janë të regjistruar, një për një. Nuk ka asnjë banor të “zhdukur”.
❗ Mjerimi fillon kur regjistrimi dhe statistikat përdoren për kalkulime politike, duke shpikur probleme aty ku nuk ka.