Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një paraqite televizive për mediat në Shqipëri ka theksuar se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Ademi shton se për këtë çështje janë prononcuar edhe nga partia opozitare maqedonase dhe nga kryetari i saj Venko Filipçe i cili paralajmëroi se kjo që po mundohet pushteti të bëj me gjuhën shqipe është të luash me zjarr dhe se kjo do të sjellë telashe të reja për shtetin, tha Ademi përcjellë Top24
Ademi më tej shtoi se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka nisur një letër publike për opinionin vendas dhe ndërkombëtar. Ahmeti ka nisur një ofensivë të madhe diplomatike pasi gjykata kushtetuese ka pregaditur një dosje voluminoze për shfuqizimin e ligjit të gjuhët shqipe.


