BDI ka qenë promotor i integrimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane dhe se do të vazhdojmë të jetë zëri i përgjegjshëm dhe do të kërkojmë llogaridhënie – kështu deklaroi mes tjerash nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në press konferencën për media që e mbajti sot, njofton Top24
“Nuk mjaftojnë më deklaratat dhe retorika, kërkohet veprim konkret, përgjegjësi dhe vullnet i sinqertë për reforma të vërteta”, tha Ademi.


