Nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në një konferencë për media, kanë deklaruar se nga 250 milionë euro kredi hungareze, kompanitë shqiptare kanë fituar pothuajse zero denarë.
“Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara.
Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet shtetërore. Ky është diskriminim i pastër, i organizuar dhe i qëllimshëm.
Skandali thellohet edhe më shumë kur Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, e cila ka menaxhuar këtë proces, fsheh emrat e kompanive përfitues duke u justifikuar me “sekret bankar”. Por këto janë para publike – pra, paratë e qytetarëve – dhe transparenca nuk është luks, por obligim ligjor. Vetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit (KSHPK) ka kërkuar publikisht transparencë të menjëhershme të listës së kompanive përfitues.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj punëtorëve të tyre, prindërve dhe familjeve që mbahen me ato paga. Çdo kompani e përjashtuar do të thotë dhjetëra e qindra familje shqiptare të dëmtuara, të cilave u mohohet e drejta për të përfituar nga resurset që vetë i financojnë me tatimet e tyre.
Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon urgjentisht:
Publikimin pa vonesë të listës së plotë të kompanive përfitues.
• e drejtë dhe proporcionale të kompanive shqiptare në çdo fond publik për zhvillim ekonomik.
• Ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese që dëmtojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe stabilitetin dhe zhvillimin e drejtë të Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi publike nga Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi: ku kanë përfunduar këto para? A është ky diskriminim ekonomik pjesë e një konspiracioni më të gjerë për të mbështetur oligarkinë maqedonase që punon për defaktorizimin e shqiptarëve?
Shqiptarët nuk do të lejojnë që paratë e tyre, të paguara si taksa ndaj shtetit, të përdoren për të forcuar vetëm kompanitë e një etnie, ndërsa ata vetë dhe familjet e tyre të mbeten të përjashtuar. Ky turp nuk mund të fshihet me “sekrete bankare” dhe mashtrime propagandistike”, ka deklaruar Arbër Ademi, përfaqësues i AKI-së
Data 28.09.2025
Aktuale
- Çfarë fshihet pas shëndetit të Vladimir Putinit?
- Urimi i Osmanit për Ditën e Boshnjakëve: Do të themelojmë Departament për gjuhën dhe kulturën boshnjake në Çair
- Dy shqiptarët kapen me 2 kg kokainë dhe hashash, gati për shitje në doza, u sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro cash! E shpërndanin me biçikletë
- Arbër Ademi: Bujare Abazi nga VLEN ka lejuar hyrjen e bankës serbe në Maqedoni!
- Siljanovska-Davkova uron 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve
- EMRAT/ Sherri mes kunetërve në Kombinat, në pranga edhe 54-vjeçari që mbeti i plagosur, nipi i autorit në kërkim
- Mexhiti: Nga viti 2005 deri më sot, papunësia në Çair është ulur nga 40% në 16%