Arbër Ademi: Me këto numra, në zgjedhje parlamentare AKI do kishte 20 deputetë, VLEN 15
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se nëse rezultatet aktuale do të përktheheshin në zgjedhje parlamentare, atëherë Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të siguronte 20 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN vetëm 15.
Ndaj Ademi ka shtuar se ata kërkojnë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se nuk duan të jenë në qeveri me çdo kusht pasi janë koalicion kombëtar.
“Nëse këto numra do ishin në zgjedhje parlamentare, atëherë fitues do të ishte AKI me 20 deputetë, krahasuar me VLEN që do të kishte 15. Dhe kushdo që fiton, duhet të jetë pjesë e qeverisë si fitues,” deklaroi Ademi në Alsat, përcjell Almakos.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut po analizojnë rezultatet e fundit zgjedhore dhe pozicionet e tyre pas zgjedhjeve lokale.