Nga BDI i kanë hedhur poshtë akuzat e koalicionit VLEN, se familjari i liderit të tyre Ali Ahmeti, i ka shitur aksionet Alta Bankës nga Serbia.
Sipas, Arbër Ademit, ata, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.
“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti”, ka deklaruar Ademi.
Më tej, Ademi ka shtuar se banka serbe mban firmën e VLEN-it.
“Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë”, ka deklaruar më tej Arbër Ademi. /SHENJA/
Data 25.03.2026
Aktuale
- Abazi: Fenomeni i intolerancës fetare tek ne
- Meidani pret drejtorët e HALKBANK Shahbaz dhe Haxhipazin në Shkup, fokus te bashkëpunimi dhe të rinjtë
- BDI: Kush po mundohet ta fshehë skandalin me falsifikim dokumentesh në Çair
- Nagavci reagon pas vendimit të Kushtetueses: T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri
- Kushtetuesja vendos: Dekreti i Presidentes s’ka efekt Juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit
- Akuzohet nga PD se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka! Ja argumentet
- Gruaja e kryeministrit, Rozi Mickoska mori pjesë në samitin global për edukimin digjital të organizuar nga Melania Trump
- E Ngarkuara me Punë e SHBA viziton Fushën e Gazit në Delvinë: Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik amerikan


