BDI sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, ndërsa pas përfundimit, Arbër Ademi, në konferencë për shtyp tha se në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që deri më 20 dhjetor duhet të mbahet kongresi i partisë.
Ai tha se BDI do të bëjë analizë të thellë të rezultatit të zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se nuk kanë përgjegjësi për humbjen në Kërçovë dhe Bërvenicë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Diskutuam për rezultatin në zgjedhjet lokale. BDI nuk mban përgjegjësi për Kërçovën, gjithë qytetarët janë dëshmitarë që kandidati i OBRM-PDUKM-së është zgjedhur me votat e VLEN-it, gjithashtu edhe kandidati në Komunën e Bërvenicës. Nëse dikush duhet të japë përgjegjësi, adresa është dikund tjetër, e jo BDI.
“BDI hynë në zgjedhje të brendshme, pasi edhe afatet kanë skaduar. Në BDI do të bëhet dhe ka filluar të bëhet analiza e rezultateve zgjedhore, edhe pse në nivel të përgjithshëm AKI e rikonfirmoi legjitimitetin, duke dalë në rrafsh kombëtare me më shumë se 23 mijë vota më shumë se kundërshtarët”, tha Arbër Ademi./Telegrafi/
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!


