Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “PikëPodkast” të Almakos dhe Ora24, foli për marrëdhëniet me BDI-në dhe funksionimin e VLEN-it.
Taravari theksoi se është krenar që ASH e dërgoi BDI-në në opozitë, por shtoi se BDI ende nuk ka kaluar reformim të vërtetë.
“VLEN ishte projekt i paqëndrueshëm, poshtë në strukturë kishte bllokime të ndërsjella. ASH-ja ishte si trup i huaj aty”, tha Taravari, duke shtuar se komunikimi i parë me Ali Ahmetin kishte nisur përmes Azir Aliut pa dijeninë e tij.
Ai mohoi çdo marrëveshje me BDI-në dhe theksoi se Aleanca mbetet aty ku ka qenë: “Nga 250 nëndegë, vetëm 5 kanë lëvizur.”