Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej dje i ka marrë Komunës së Gostivarit kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve nëpër shkollat fillore nën arsyetimin se kryetari i kësaj komunë Arben Taravari ka shkelur ligjin.
Në dokumentin e Inspektoratit Arsimor Shtetëror, thuhet se Taravari ka shkelur ligjin me shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “ Faik Konica” që ndodhet në fshatin Debresh të Komunës së Gostivarit.
“Ky proces zgjati pak si gjatë në komunën e Gostivarit, me qëllim që të jepet shans të respektohet Ligji dhe të mos shkohet me masat më radikale. Vendimin tasghmë është marrë, ndërsa sot është dërguar deri te komuna e Gostivarit, dhe do të publikohet që opinioni të mund ta shoh. Janë përshkruar të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga ana e Inspektoratit Arsimor Shtetëror, të gjithë vendimet që janë marrë nga ana e tyre me vërejtje dhe kryetari i komunës duhet t’i respektojë, por për fat të keq deri më sot kjo nuk është bërë”, tha Deskoska.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Travari, tha për Almakos se do të parashtrojë ankesë deri në Gjykatën Themelore, sepse vendimi i ministres është sjellë, siç tha ai, nën presione të hatashme nga BDI.
“Patjetër që do të parashtrojmë ankesë, sepse kemi informacione të sakta se ministrja Renata Deskoska ka qenë nën presion të hatashëm nga partneri i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim. Kemi vërjetje të shumëta në punë e drejtorëve që i janë lënë ministres”- tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Me marrjen e kompetencave nga Komuna e Gostivarit, ministria e arsimit I heq të drejtën kësaj komunë që për 9 muajt e ardhshëm të emëroje apo shkarkojë drejtorë të shkollave fillore që janë në territorin e kësaj komune.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com