Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim me kongresisten republikane, znj. Nicole Malliotakis.
“Sot me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabanin dhe mikun tonë z. Ilir Rusin patëm një bisedë të vyer me kongresisten republikane znj. Nicole Malliotakis. Kënaqësi!”, shkroi Taravari në rrjetet sociale, duke ndarë edhe fotografi nga takimi.
Vizita e Taravarit në SHBA po zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe përfshirjes së tij në forume ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin demokratik në Ballkan. Flaka