Në zyrat e Instituti Nacional Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, sot në emër të Aleancës për Shqiptarët, nënshkrova Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me integritet!
Me këtë Memorandum, si Aleancë për Shqiptarët (ASH), zotohemi për reforma të brendshme partiake për të fituar besim më të madh te qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.
Memorandumi “Fito me integritet” përfshin:
Kulturë organizative inkluzive;
Zgjedhje të kandidatëve në bazë të meritave;
Shanse të barabarta dhe Transparencë financiare.
Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët është ndër partitë e para politike në RMV që e nënshkruan këtë Memorandum.