Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores së fundit të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari ka ndarë një fotografi nga takimi, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“Me kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin.”
Ky takim vjen pasi që kreu i ASH-së, Arben Taravari braktisi koalicionin qeverisës.