Është mbajtur protestë sot në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun.
Nga pamjet shihet se të pranishëm kanë qenë edhe figura politike, kryesisht nga Aleanca për shqiptarët. Mes protestuesve shihet kryetari i Gostivarit Arben Taravari, njëherësh sekretar i përgjithshëm i ASH-së, pastaj Elmi Aziri dhe tjerë.
I lutur të komentojë nëse ky organizim ka ndonjë prapavijë politike, Taravari ka thënë se ka dalë të protestojë si qytetar.
Ndërkohë, në emër të organizatorëve foli aktori Visa Vishka i cili tha se kërkojnë nga Prokuroria publike që me profesionalizëm të ushtrojnë detyrën si që e lyp drejtësia.
Proetstuesit pastaj prej te Ura e gurit ka vazhduar deri para Prokurorisë për t’u bërë edhe atje një veprim simbolik.