Në vitin 2010 kthehet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vitin 2012 merr titullin Subspecialist Endokrinolog në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup. Nga viti 2014 emërohet në detyrën e udhëheqësit të repartit të endokrinologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8-Shtatori” në Shkup.
Në vitin 2019 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodij” në Shkup. Në vitin 2022 shpallet Docent në Fakultetin e Mjekësisë në Shtip.
D-r Taner Hasan momentalisht është udhëheqës i reparteve interne pranë SPQ “8-Shtatori” në Shkup, njëkohësisht është dhe ligjërues ne Fakultetin e Mjekësisë në Shtip dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.