Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve.
Si Qeveri e re, trashëguam një shtet të gjunjëzuar nga disfunksionaliteti, i përfshirë nga korrupsioni në çdo nivel dhe të zhvatur nga një klikë e korruptuar që e kishte kthyer pushtetin në një mjet të interesave personale. Megjithatë, kjo gjendje r vështirë nuk na pengojë të ndërmarrim reforma të rëndësishme.
Gjatë këtyre gjashtë muajve, kemi punuar pa u ndalur për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi identifikuar dhe vënë në shënjestër aktorët e korruptuar dhe kemi hapur një front të fuqishëm kundër krimit dhe korrupsionit. Sot, institucionet e zbatimit të ligjit janë më të fuqishme dhe po japin rezultatet e para.
Nga ana tjetër, ekonomia ka filluar të marrë hov me rritje ekonomike prej 3 për qind, mbi 1 miliard euro investime të huaja, gjysmë miliardi euro investime në komuna dhe në sektorin e bizneseve, rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.
Viti 2024 ishte viti i ndryshimeve të thella, një vit kur filluam të vendosim bazat për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët tanë. Viti 2025 do të jetë viti i drejtësisë, i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i integrimit të plotë të vendit në strukturat evropiane.
Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj suksese të shumta dhe, mbi të gjitha, shëndet të plotë!
Data 25.03.2026
Aktuale
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen
- Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Serbi! MPB e Serbisë: Shfaqën simbole të “Shqipërisë së Madhe”
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve


