Aleanca e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi, ku pritet të merret vendim për shkrirjen e strukturave partiake. Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik.
Disa javë më parë, edhe Lëvizja Besa i shkriu strukturat e saj partiake, si hap drejt formimit të subjektit të ri politik me emrin VLEN.
Pritet që të njëjtin veprim ta ndërmarrin edhe LD-ja e Izet Mexhitit dhe Alternativa e Bekim Salit.


