Arben Agolli, kandidat i Aleancës për shqiptarët për kryetar të Dibrës, në intervistë për Almakos flet për shkaqet pse dibranët duhet t’ia besojnë qeverisjen me qytetin.
Agolli thotë se si pediatër ka rritur shumë gjenerata të shëndosha dibranësh, beson se me përkushtim dhe ndershmëri mund t’i shërbejë edhe qytetit.
Ai është shumë modest në premtimet e tij, thotë se do të sigurojë fizikisht burimin e ujësjellësit të qytetit për të evituar ndonjë katastrofë eventuale të helmimit të ujit dhe rritjen e kapacitetit të rezervuarit të ujësjellësit si dhe dislokimin e deponisë së qytetit.
Dibranëve në emigracion, të cilët duan ta ndihmojnë vendlindjen përmes financimit të projekteve të ndryshme, u ka rezervuar një karrige në Këshillin e qytetit, ku do të ulet një person i besuar i tyre, i cili do të mund të ndjek drejtpërdrejtë punën e kryetarit dhe do të kontrollojë në çdo kohë shpenzimin e mjeteve të mërgimtarëve.
Ai është optimist se do ta fitojë këtë garë elektorale, por nëse nuk ndodhë kjo, thotë se nuk do humb ai, por dibranët.