Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Pas takimit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se orientimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe institucionet e tjera euro-atlantike.
“Ka projekte të shumta të cilat BE ka shtyrë përpara, disa prej tyre fuqizimin e demokracisë parlamentare dhe mezi pres që ato t’i vazhdojmë, por edhe të rrisim në aspektin e kualitetit dhe kuantitetit, në mënyrë që roli mbikëqyrës I Kuvendit në punët e qeverisë të jenë më i mirë. Jo, në aspektin negativ për një demokracie të shëndoshë”, ka thënë Osmani duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Apostolovën.
Ndërkaq, ambasadorja Nataliya Apostolova theksoi se është e lumtur që për herë të parë është zgjedhur një kryeparlamentare.
“Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e lumtur jam që për herë të parë në Kosovë e kemi një kryeparlamntare grua. Kjo është diçka mjaft e madhe dhe përparim”, ka thënë Apostolova. /Lajmi.net/