Aplikacioni i UNIBank SHA Shkup për skemën SEPA të transferimit kreditor është miratuar nga Këshilli Evropian për Pagesa dhe Banka do të përfshihet në Regjistrin e pjesëmarrësve për SEPA transferim kreditor më 8 gusht 2025.
Aktualisht, Banka po punon intensivisht në të gjitha proceset e nevojshme për integrim teknik, me qëllim që t’u mundësojë klientëve të saj shërbimin e transferimit kreditor përmes SEPA-s.
UNIBanka, si institucion financiar digjital, vazhdimisht investon në teknologji të reja dhe të avancuara që përmirësojnë përvojën e klientëve. Njëkohësisht, ajo harmonizohet me standardet dhe rregulloret evropiane, duke e konfirmuar epitetin e saj si një bankë moderne evropiane. E gjithë kjo ndihmon që Banka të funksionojë si partnere e klientëve të saj dhe t’i mbështesë ata në çdo fazë të zhvillimit të tyre, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.