Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit, ndaj Sasho Vasilevskit, shefit të shtabit të MPB-së Dushko Lazarov, shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski, dhe kreut të njësive speciale Mitko Pesov. Gjykata e Apelit gjithashtu sot pritet të shqyrtojë dhe ankesat për paraburgimin për deputetëve Lupço Dimovski dhe Krsto Mukovski.
Gjykata e Apelit mbrëmë ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, deputetit Luben Aranudov dhe organizatorëve të protestës për “Maqedoninë e Përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, të gjithë të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në parlament më 27 prill të vitit të kaluar.
Arrest shtëpiak Gjykata e Apelit i ka shqiptuar dhe dy nëpunsve të kabinetit të ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, Jane Çento dhe Ivan Cvetanovski, si dhe Oliver Radulov, nëpunës i shërbimet sekret.
Almakos
A.M