Gjykata e Apelit ka sjellë vendim me të cilën ngelet në fuqi përcaktim i masës së paraburgimit për Sead Koçan, njofton SHENJA.
Siç kanë njoftuar nga gjykata, ankesa e mbrojtjes për paraburgim për të dyshuarin Sead Koçan është pjesërisht e pranuar, gjegjësisht arsyet tjera për të cilat është përcaktuar masa e paraburgimit nuk janë plotësuar, por për shkak të rrezikut nga arratisja, ngelet paraburgimi.
Tani më një javë Sead Koçan nuk është i kapshëm për organet e rendit, ndërsa sipas avokatit të tij ai është në udhëtim zyrtar.
Sipas PSP, biznesmeni Sead Koçan ka braktisur shtetin një ditë pasi Penalja ka sjellë vendimin me të cilin i është përcaktuar paraburgim prej 30 ditëve. /SHENJA/