26 Dhjetor 2018 / 10:36
Gjykata e Apelit e ka ndërprerë vendimin e shkallës së pare për rastin e PSP-së, “Treqind”, gjegjësisht për blerjen e 300 veturave të MPB-së, dhe rastin e ka rikthyer në rigjykim.
I akuzuar në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, i cili ishte dënuar me 9 vjet burg.
Avokatja Sanja Aleksiq ka deklaruar se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Apelit, por kanë qenë të informuar se është ndërprerë vendimi, me çka pala mbrojtëse kanë qenë të informuar se Popovski nga burgu i “Idrizovës” është kthyer në burgun hetues “Shkupi”, me çka gjyqi i shkallës së dytë ka caktuar paraburgim.
Detajet dhe kahjet e gjyqit të shkallës së dytë do të bëhen të ditura pasi ta pranojnë vendimin, nga ana e gjykatëses Dobrila Kacarska.
Loading…


