Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila kërkon video xhirimet nga masat e posaçme hetuese (MPH) të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore për rastin “Ryshfeti” në të cilin Zaevi është i akuzuar. Para mbajtjes së seancës në Gjykatën e Apelit, gjykim për “Ryshfetin” është caktuar në Gjykatën Penale, konfirmuan nga Gjykata. Seanca e fundit në Gjykatën e Apelit u shty sepse gjykatësi për këtë lëndë ka njoftuar se është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme. Seanca u shty në kohë të pacaktuar.
Avokatët e Zaevit, paraprakisht, nga Gjykata Penale kërkuan t’i ndajë këto xhirime nga materiali dëshmues, por Gjykata e refuzoi kërkesën e tyre dhe solli vendim që ato të jenë dëshmi, pas çka parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit. Mbrojtja e Zaevit kërkon xhirimet të mos jenë dëshmi sepse tashmë janë publikuar në opinion, gjegjësisht pjesë të tyre janë vendosur në viedo servisin “Jutjub” ndërsa pastaj janë marrë dhe publikuar nga mediat. Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për kërkim dhe për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov-Saçevllaev, lidhur me legalizimin e një toke.