Gjykata e Apelit sot në senacë publike do të debatojë për çështjen se a janë “bombat” dëshmi në procedurën e lëndës hetimore “Tenderi”.
Në rastin “Tenderi” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska bashkë më Lidija Llazarova Cvetkovska dhe Julijana Ugrinovska.
Bombat nuk mund të jenë dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”. Kjo do të thotë se në këtë moment Katica Janeva nuk mund t’i shfrytëzojë bisedat e përgjuara kundër ish ministres Kançeska Milevska për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së, kundër disa personave për investimin e dështuar në “Qytetin e Diellit” dhe kundër të akuzuarve për arrestimin e Lube Boshkovskit.
Në kumtesën e Gjykatës theksohet se nga dosjet e lëndës ndahen dëshmitë e propozuara me listën e akuzës edha atë audioincizime nga bisedat telefonike, si dëshmi të marra në mënyrë të paligjshme me shkeljen e lirive dhe të drejtave të konfirmuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Për rastin “Toplik” dyshohen gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qyteti diellor”, ndërsa “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski.
Sipas ligjit për procedurë penale, vlerësimin e akuzave e bën gjykatësi individual kur dënimi me burg është më i vogël se 10 vite, ndërkaq kur mund të ketë dënim më të madh atëherë, atëherë vendos Këshilli i Gjykatësve. Gjatë vlerësimit, gjykatësi individual ose Këshilli mund të vendosin që ta miratojnë akuzën, ta hedhin poshtë ose nëse konstatohen gabime teknike ta kthejnë pas te prokurori për t’u rregulluar.
Këshilli në afat prej 8 ditëve nga pranimi i ankesave kundër akuzës, duhet që të caktojë seancë për vlerësim.
Nëse akuza është e miratuar, diskutimi kryesor do të caktohet në afat prej 30 ditëve nga pranimi i akuzës, ose 60 ditë nëse bëhet fjalë për vepra të krimit të organizuar./Almakos