Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot njoftoi se sërish është anuluar shpallje publike për ndihmë financiare të kompanive ajrore, që u publikua më 13 shtator të këtij viti.
Në konferencë për shtyp nga qeveria, Sugareski tha se deri në fund të afatit është dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, e cila nuk ka përkuar me kushtet dhe kriteret e tenderit.