Për shkak mungesës së gjykatëses Lidija Petrovska e cila është në pushim mjekësor, seanca e sotme për rastin “Fortesa 2” është anuluar.
Në Gjykatë nuk janë prezent as i akuzuari i parë Goran Grujoski si dhe gjashtë zyrtarët e DSK-së dhe MPB-së.
Mbrojtja ka kërkuar qasje në lëndën javën e kaluar dhe në ndërkohë janë njoftuar për mungesën e gjykatëses andaj edhe nuk janë paraqitur në gjykatë.
Prokuroria Speciale Publike ka informuar Gjykatën se kanë marrë përgjigje nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në lidhje me kërkesën për deklasifikim të argumenteve. Ministri ka lëshuar dy vendimi me të cilat deklasifikohen një numër i madh i argumenteve.
Negativisht është përgjigjur për deklasifikimin e regjistrave të DSK-së.
Prokurorja Lençe Ristoska ka theksuar se DSK refuzon të pranoj postën e PSP-së dhe përgjigja për kërkesën e PSP-së deri tek DSK-ja është dorëzuar tek Ministri për punë të brendshme.
Të akuzuarit ngarkohen për shkatërrimin e dokumentacionit në lidhje me sistemin për përgjim të palejuar.
Seanca e re është caktuar për 5 maj.

