Seanca gjyqësore në të cilën duhet të thuhen fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumaniova sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet më 29 nëntor kur është caktuar, por do të shtyhet përsëri. Shtyrja e fjalëve përfundimtare të prokurorisë vjen pasi gjatë javës së ardhshme duhet të vazhdohet mbledhja e Prokurorisë së Lartë dhe prokurorisë Republikane, që u ndërpre të premten.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha për Televizionin Shenja se prokuroria republikane tregoi interes për shkak të shtypjes mediatike pas konferencës që mbajti familja Aliu para disa ditëve.
Dy javë më parë Prokuroria e Kumanovës liroi nga akuzat Bojan Iliqin, villain e Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliut. Bojan iliQ akuzohej për vepër penale “dhunë”, pasi ai në momentin e krimit ka qenë bashkë më të vëllanë dhe kanë ushtruar dhuunë mbi familjen Aliu.
Moment tjetër është dorëzimi selektiv i dokumenteve para urdhëresave të ekspertizës ligjore nga ana e prokurorit publik si dhe mos-pranimi I dëshmitarëve okularë nga ana e prokurorisë.
Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi./Almakos