Anulohet Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës, për arsye se Gjykata nuk arriti të siguroj dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin.
Gjatë kësaj seance Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit. Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtar të grupit të armatosur të cilët akuzohen për zhvillimet me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Ju rikujtojmë se edhe seanca e kaluar me (06.06.2017) filloi e zhurmshme dhe vazhdoi e tillë.