05 July
Ministria e Arsmit dhe Shkencës ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur një ditë më parë është miratuar vendim me të cilën programi i Kembrixhit nuk do të zbatohet nga shtatori i këtij viti, siç ishte paraparë për shkollat e mesme.
Nga ky dikaster thonë se zbatimi i programeve të reja mësimore kërkon analizë të thellë dhe jo zgjidhje të shpejta. Kjo, mes tjerash nënkupton dhe përgatitje të librave që shfrytëzojnë terminologji të duhur të cilat janë të qarta, precize dhe të duhura për sistemin arsimor në vend.
Gjithashtu nga Ministria e Arsimit njoftojnë se koha është shumë e shkurtër të sigurohen standarde të këtilla dhe për shkak të tejkalimit të situatave të papëlqyeshme në arsimin e mesëm, Qeveria ka miratuar vendim ta anulojë nisjen e programit të Kembrixhit në shkollat e mesme për vitin shkollor 2017-18. Mes tjerash në këtë njoftim thuhet se do të jepet periudhë kohore për debat dhe përgatitje të librave prej të cilave nxënësit do të fitojnë arsim cilësor dhe botëror të merituar.
Alsat-M

