Sipas informacioneve të fundit, është anuluar iftari që LGBT shoqëria nga Tetova kishte planigikuar ta shtronte sonte para selisë së tyre në këtë qytet, shkruan Fakte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj shoqate, B.A.
Njëkohësisht kryetari i kësaj shoqate ka bërë të ditur se pas shpalljes së ftesës për iftarin nga ana e LGBT-së, personalisht ai ka marrë me qindra kërcënime ndaj jetës dhe familjes së tij. Kjo e ka detyruar që përkohësisht të zhvendoset me të afërmit e tij në një vend “të sigurtë”.