Seanca e cila duhej të mbahej nesër në Gjykatën Supreme për rastin ” Monstra” është shtyrë.
Seancë ishte caktuar për ditën e nesërme, ndërkaq Gjykata bën të ditur se shtyrja e seancës ka ndodhur me kërkesë të avokatit Asmir Alispahiq, i cili ka probleme shëndetësore.
Seanca e javës së kaluar u shty për mungesë të dy avokatëve, e reja do të caktohet. Përndryshe, vrasja ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas./Almakos.com/