Bordi drejtues i Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM)
në mbledhjen e vet të djeshme e konstatoi njoftimin nga Dragan Antonovski për dorëheqje nga funksionet kryetar dhe anëtar i Bordit drejtues të Këshillit. Në pajtim me nenin 19 të Statutit të Këshillit për etikë në mediume, Bordi drejtues vendosi se funksionin kryetar deri në përfundim të mandatit të BD do ta kryejë Katerina Sinadinovska, anëtare e deritnaishme e këtij trupi. Dragan Antonovski u tërhoq nga Bordi drejtues i KEMM pas emërimit të tij në funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë informative të Maqedonisë (MIA).
“Si pjesë e themeluesvetë KEMM-së, do të vazhdoj fuqimisht ta mbështes punën e KEMM-së si trup për vetërregullim në mediume dhe personalisht do të angazhohem që MIA të jetë servis i cili njofton në mënyrë etike, profesionale dhe konsekuente në interes të opinionit”, thekson Antonovski në njoftimin e tij.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër