Ansambli operistik i Akademisë kulturore nga Osijeku, Kroaci, merr
pjesë në festivalin “Vera e Shkupit” dhe sonte prej orës 21 në sheshin “Nëna Terezë” do ta interpretojë operën në dy akte “Ashtu bëjnë të gjithë” nga Mocarti.
“Anambli operistik i Akadmeisë kulturore në Osijek është formuar në vitin 2010 me qëllim që veprimi operistik të jetë publik. I mbledhin studentët e mëparshëm dhe të tnaishëm të Akademisë kulturore në
Osijek, profesorët e muzikës si dhe mysafirët nga vendi dhe nga jashtë.
Krahas interpretimeve të plota operistike, ansambli interpreton edhe koncerte të operave dhe operetave, por edhe vepra të tjera vokale nga literatura muzikore”, kumtoi Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup që është organizuese e “Verës së Shkupit”.
Mes operave më të rëndësishme të interpretuara nga ky ansambël janë: “Didona dhe Enej” nga Henri Purcel, “Nikolla Shubiq Zrinjski” nga Ivan Zajc, “Xhani Skiki” nga Xhakomo Puçini, opereta “Lakuriqi”
e Johan Shtraus të riut, “Kështu bëjnë të gjithë” nga Mocarti, “pija e dashurisë” nga Gaetano Doniceti, ndërkaq e përgatitë edhe operën “martesa e Figaros” nga Mocarti.