Grupi i njohur i hakerëve “Anonymous” përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka çaktivizuar uebsajtet e qeverisë ruse, përcjell TV21. Në njoftim nuk jepen detaje se cilat institucione konretisht janë sulmuar.
“Uebsajtet e qeverisë ruse janë aktualisht të çaktivizuara”, shkruhet në njoftimin në Facebook.
Ndryshe, ky veprim vjen pas sulmit që Rusia po i bën Ukrainës, pasi në njoftim përdoret hashtagu #Ukraine.