Në Maqedoni nuk ka drejtësi kështu vlerësojnë qytetarët, ata janë të mendimit se nëse vazhdojnë protestat do të mund të ndryshohet vendimi i gjykatës për të akuzuarit e “Kumanovës”. Qytetarët shprehen skepkit dhe thonë se nga Qeveria nuk presin asgjë.
Duke kërkuar zbardhjen totale të rastit, gjetjen dhe edhe të porositësve si dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Në Maqedoni nuk ka drejtësi dhe vetëm nëpërmjet protestave të mirë organizuara do të mund të kthehet ajo.
“Ata që janë të dënuar janë të pafajshëm. Duhet të dënohen edhe organizatorët, duke filluar nga Ali Ahmeti”, u shpreh i bindur qytetari
“Jam i mendimit se protestat do të jenë frytdhënëse, nga qeveritarët nuk presim asgjë gjithçka ka mbetur në duar të qytetarëve, sepse i dimë dhe i njohim qeveritarët i kemi pot ë njejtit që i kemi pasur edhe më heret”, tha një qytetar për ALmakos.
Ai shton se të gjithë e dimë se çfarë, qeveritarët kanë bërë deri më tani për popull.
Një tjetër qytetarë është I mendimit se nëpërmjet protestave më së paku mund të arrihet zbutja e dënimeve të dhëna nga ana e gjykatës në Shkup.
“Mundet, shkaku se e drejta nuk është në shesh, në gjyq nuk është paraqitur rasti ashtu siç duhet gjyqi nuk ka vendosur drejtë. E drejta në shesh do të del, qoftë tani apo më vonë e drejta vonon por nuk harron”, tha qytetari për Almakos.
Sipas qytetarit disa gjëa janë edhe të pa arsyetueshme, mirëpo shkaku dhe mënyra e prurjes së situatës deri më këtë shkallë duhet të zbulohet.
Protestat do të arrin qëllimin për këtë është I sigurtë një qytetar nga Shkupi i cili për Almakos thotë se përpos kësaj duhet me ngulm të kërkohet edhe hetimi ndërkombëtar dhe në shesh të dalin organizatorët dhe të njejtit të dënohen.
“Duhet të dënohen edhe organizatorët, ata që e organizuan këtë rast. Nuk është e drejtë që njëra palë të dënohet e tjetra të jetë e lirë”, shtoi qytetari.
Për më tepër shikoni VIDEO
Mevludin Imeri
Almakos.com