Qytetarët e Maqedonisë më tepër e preferojnë Vlaldimir Putinin për lider të Maqedonisë, se sa presidentin amerikan, Donald Trump. Në pyetjen se cili do të dëshironin të jetë lider i Maqedonisë, Trump ose Putin, 29 për qind e të anketuarëve janë përcaktuar për presidentin rus, kurse 18 për qind për Trump, tregon anketa “Lidershipi Global” realizuar nga Gallup International. Megjithatë, 46 për qind e të anketuarëve në Maqedoni kanë thënë se nuk e dëshirojnë si lider as Putinin as Trumpin, shkruan Gazeta Lajm.
Në vendet e rajonit, përkrahje më e madhe ndaj presidentit rus utin vërehet në Greqi (59 për qind), Serbi (56), Turqi dhe Bosnje Hercegovinë (50), Kroaci (36) dhe Bullgari (26). Në Shqipëri 58 për qind e qytetarëve janë për trupin, kurse në Kosovë 41 për qind. Putin ka përkrahje më të madhe edhe në nivel global: 29 për qind, kurse Donald Trump 17 për qind. Anketa është realizuar në muajin dhjetor dhe janë përfshirë 53 mijë qytetarë nga mbarë bota. Në Maqedoni janë anketuar 1.200 qytetarë, sipas sistemit “sy më sy”.