Dezinformatat, si informacione të rreme, të paverifikuara apo të pasakta, vërshojnë hapësirën mediatike, por edhe rrjetet sociale. Plasimi i dezinformatave, edhe pse ndonjëherë mund të ndodh paqëllimshëm, sërish ato e kanë qëllimin për të dëmtuar, e për defokusim.
CIVIL Media ka biseduar me qytetarët e Shkupit, të cilët janë pyetur se çfarë do të thotë për ata dezinformata, të zhgënjyer disa prej tyre u përgjigjën edhe me tallje duke thënë se prandaj jemi këtu ku jemi, sepse bombardohemi nga dezinformatat, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm për çdo gjë që lexojmë apo dëgjojmë.
“Dezinformim është kur jep informacion të gabuar, ndaj duhet kontrolluar saktë çdo informacion. Ndonjëherë demantohen, e ndonjëherë jo”, tha një qytetar./Lajmi i plotë.