Sipas një ankete të publikuar nga versioni online i javores “Fokus” se kush është lideri më i preferuar, në kampin politik maqedonas, prinë kryeministri aktual dhe lideri i LSDM, Dimitar Kovaçevski me 12.8%, ndërsa i dyti radhitet ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 11.1%, e që pas tij vjen kreu aktual i kësaj partie, Hristijan Mickoski me 10.5%.
Në taborrin politik shqiptar, prinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 4.7%, ndërsa pas tij radhitet kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari me 3.1 %. Më pas pason kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me 2.4%, kryetari i LD-së me 1.4% si dhe Afrim Gashi i Alternativës me 1.3%, etj.
https://fokus.mk/anketa-na-fokus-sudirot-mitskoski-gruevski-go-namali-rejtingot-na-vmro-dpmne/