Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka reaguar sot në lidhje me Ligjin për legalizim të sjellë mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë. Në një deklaratë për MKD, kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska thotë se ky ligj është fare pa logjikë dhe se të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ta analizojnë, përcjell in7.
“Nëse Ligji për legalizim të objekteve të egra hyn në fuqi, atëherë mund t’ua vendojmë kryqin të gjithë ligjeve tjera. Prandaj jemi të mendimit të ngrejmë iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese, kështu ata gjyqtarë le të velerësojnë”, thotë Ivanovska./in7.tv