Maqedonia është me zhvillim shumë të pabarabartë rajonal. Vetëm
18 për qind nga popullata është e mbuluar me rrjet kanalizimi, ndërsa në Shkup ka përmendore që kushtojnë miliona euro. Situatën e tillë duhet ta ndryshojmë dhe mundësitë me të cilat disponojmë t’i sistemojmë barabartë çdokund, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në tribunën për zhvillim të barabartë rajonal dhe lokal.
Angjushev përmendi se së pari duhet të hartohen mjetet buxhetore sipas rajoneve në të gjitha sferat për çka tashmë përgatitet projekt me përkrahje të huaj.
“Ne jemi shtet i vogël, por jo i pasur. Për këtë shkak duhet të mendojmë si familje dhe së pari të kujdesemi për problemet ekzistenciale, rrugët, kanalizimet, shkollat, spitalet,…, e pastaj të bëjmë luks”, tha Angjushev.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zëvendëskryeministri informoi se Qeveria intensivisht punon në dëmshpërblimin e afaristëve të cilët kanë humbur shumë nga përmbytjet e vitit të kaluar në komunën e Gazi Babës, por është e përkushtuar edhe në zgjidhjen e problemeve posaçërisht me
infrastrukturën në zonën Vizbeg. Në Vizbeg, siç tha Angjushev, projekti për rrugën Shkup – Bllace ka lëshime serioze.
“Në pajtim me projektin, siç është bërë tani, rruga kalon nëpër më shumë objekte të ndërtuara. Nuk ka pasur kujdes dhe kjo duhet të ndryshohet. Nuk mund njerëzve t’u prishim objektet që të bëhet autostradë. Duhet të gjendet zgjidhje tjetër, me siguri kjo do të jetë bulevard deri te Qarkorja”, tha Angjushev.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Struganët me qëndrime të ndryshme rreth nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve
- SHBA “Karadaku” uron fillimin e muajit të Ramazanit: Të pastrohemi shpirtërisht dhe të kujdesemi për Natyrën
- Mickoski takon presidentin Erdogan: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë
- Shifrat/ 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë
- Marketet kanë 45 ditë afat, nga mesi i prillit duhet të publikojnë në ueb-faqe çmimet e produkteve
- DAP përfundon hetimin: Kthimi i tatimit, me fatura fiktive
- E ardhmja e Thiago Motta në rrezik? Juventus ka katër emra si zëvendësues të mundshëm
- U shkarkua nga posti i drejtoreshës së spitalit në Dibër pasi dhunoi shefin e financës, Irini Shehu procedohet dhe për përndjekje të punonjësve