Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot konfirmoi se në suaza të vizitës në Varshavë këtë javë, ka biseduar me kompaninë polake e cila planifikon investim në Maqedoni.
Siç tha para ngjarjes me rastin e javës Evropiane të startup, ka edhe datë kur do të fillojë ndërtimi i fabrikës së re, pot këtë do ta kumtojë kompania, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pata bisedime. Shpresoj se do të jenë të suksesshme dhe se do të rezultojnë me ndërtimin e fabrikës së re nga industria automobilistike. Por unë do ta lë ata të përfundojnë dh, siç është rendi, investuesit vetë ta kumtojnë datën e fillimit të investimit”, theksoi Angjushev.